Beni ka bërë miq të rinj, një pulë nënë dhe zogjtë e saj të vegjël. Kjo këngë për bebe ka të bëjë me dashurinë e një nëne për zogjtë e saj, e cila kur dëgjon se e thërrasin, kujdeset dhe i ushqen. Kënga është tërheqëse, dhe teksti është tepër krijues.
Teksti i këngës “Zogjtë e vegjël”
Zogjtë e vegjël u zgjuan
Peep, peep, peep
Uria i mori, tani është ditë!
Mami me t’u zgjuar në kërkim ka shkuar
Ushqimin ta mbledhë për zogjtë e saj të verdhë!
Me gëzim po zbresin një nga një
Gjumi të uritur nuk duhet t’i zë!
Tani erdhi koha e gjumit!
Zogjtë e vegjël u zgjuan
Peep, peep, peep
Uria i mori, tani është ditë!
Mami me t’u zgjuar në kërkim ka shkuar
Ushqimin ta mbledhë për zogjtë e saj të verdhë!
Me gëzim po zbresin një nga një
Gjumi të uritur nuk duhet t’i zë!
Në shëtitje dalin një nga një
Deri në mbrëmje dita jashtë i zë!
Krijuesit
Ga Ga Këngë për fëmijë është e licensuar nga LooLoo Kids.
Teksti: Liridona Syla
Inçizimi, miksimi dhe masterizimi: Dream House Studio
Këndon: Margarita Daci Boshnjaku
Producent: Arianit Fazliu
LooLoo Kids in Albanian is powered by: Alternative Education L.L.C