E keni parë gjë lepurushin? Ai vrapon pa pushim për të ikur nga qenushi i cili e ndjek me ngazëllim. Loja e tyre është aq e këndshme saqë na çon edhe neve në thellësinë e pyllit, atje ku lojërat e kafshëve nuk kanë mbarim!

Teksti i këngës “Kënga e lepurushit”

Lepurush, lepurush, pse kaq shpejt vrapon në fushë?
Lart në breg ku ka lule, me kërcim futet në shkurre!

Po qenushi ta zë, kurrsesi s’duhet ta lë
Vrap e vrap, me kërcim, futet në pyllin pa kthim!

(x2)

Krijuesit

Ga Ga Këngë për fëmijë është e licensuar nga LooLoo Kids.

Teksti: Liridona Syla
Inçizimi, miksimi dhe masterizimi: Dream House Studio
Këndon: Margarita Daci Boshnjaku
Producent: Arianit Fazliu
LooLoo Kids in Albanian is powered by: Alternative Education L.L.C

Të gjitha tekstet e këngëve · Këngët me video · Për prindër

Tekste të tjera këngësh

Teksti i plotë i çdo kënge, për ta kënduar bashkë me fëmijën.