Pin Poni është lodra më e dashur për Anën dhe Benin. I bërë nga kartoni, ai është shumë i lezetshëm dhe i bukur! Videot muzikore në Ga Ga Këngë për fëmijë përfshijnë tekstet në ekran, duke e bërë më të lehtë për prindërit t'u mësojnë fëmijëve fjalët.

Teksti i këngës “Pin Poni”

Pin Poni shoku im
Është shumë i vogël,
Lahet çdo mëngjes,
Edhe pse është veç lodër!
Flokët kreh çdo ditë,
Dhe veten mirë e mban,
Edhe po t’i dhembin,
Ai kurrë nuk qan!

Pin Poni e do supën,
Atë shumë e shijon,
Asnjëherë nuk zhytet,
Ndaj gjëra fiton!

Kur nata na afrohet
Dhe në shtrat ai shkon,
Për nesër bëhet gati
Se loja prapë vazhdon!

Ditët plot me lojëra,
Sa shpejt që na kalojnë,
Shoku im i vogël,
Do jemi bashkë gjithmonë!

Krijuesit

Ga Ga Këngë për fëmijë është e licensuar nga LooLoo Kids.

Teksti: Liridona Syla
Inçizimi, miksimi dhe masterizimi: Dream House Studio
Producent: Arianit Fazliu
LooLoo Kids in Albanian is powered by: Alternative Education L.L.C

Të gjitha tekstet e këngëve · Këngët me video · Për prindër

Tekste të tjera këngësh

Teksti i plotë i çdo kënge, për ta kënduar bashkë me fëmijën.