E gjithë familja e Benit kanë planifikuar që të luajnë së bashku në kopshtin e tyre, mirëpo shiu nuk po i lejon. Kështu, ata vendosën të këndojnë këngën duke i kërkuar shiut që të ndalojë! A thua kanë pasur sukses?

Teksti i këngës “Shi, shi ndalu ti”

Shi- shi ndalu sot
Se nga ti nuk dalim dot!
Babi do të luajë,
shi- shi ndalu ti!

Shi- shi ndalu sot
Se nga ti nuk dalim dot!

Mami do të luajë,
shi -shi ndalu ti!

Shi- shi ndalu sot
Se nga ti nuk dalim dot!

Vëllai do të luajë,
shi -shi ndalu ti!

Shi- shi ndalu sot
Se nga ti nuk dalim dot!

Motra do të luajë,
shi -shi ndalu ti!

Shi- shi ndalu sot
Se nga ti nuk dalim dot!

Bebi do të luajë,
Shi- shi ndalu ti!

Shi- shi ndalu sot
Se nga ti nuk dalim dot!

Të gjithë duan t’luajnë,
shi -shi ndalu ti!

Krijuesit

Ga Ga Këngë për fëmijë është e licensuar nga LooLoo Kids.

Teksti: Liridona Syla
Inçizimi, miksimi dhe masterizimi: Dream House Studio
Këndon: Margarita Daci Boshnjaku
Producent: Arianit Fazliu
LooLoo Kids in Albanian is powered by: Alternative Education L.L.C

Të gjitha tekstet e këngëve · Këngët me video · Për prindër

Tekste të tjera këngësh

Teksti i plotë i çdo kënge, për ta kënduar bashkë me fëmijën.