Përmes bashkëbisedimit të këndshëm mes fëmijëve dhe maces, tregohen aventurat e maces së pazakontë e cila kishte shëtitur Londrën, Parisin e Nju Jorkun! Sa të lumtur janë Beni dhe Ana që macja e tyre u kthye prapë në shtëpi! Macja ime – Këngët më të mira për fëmijë nga Ga Ga Këngë për fëmijë!
Teksti i këngës “Macja ime”
Macja ime macja ime ku ishe ti?
Isha në Londër dhe pashë magji!
Macja ime, macja ime çfarë na tregon ti?
Atje te princesha, ndoqa një mi.
Macja ime macja ime pse buzëqesh?
Në Paris mësova se çfarë të vesh.
Macja ime, macja ime çfarë hëngre ti?
Ushqim të freskët, si në gosti.
Macja ime, macja ime, s’u ktheve dot?
Pas Parisit shkova, në Nju Jork.
Macja ime, macja ime, sa shumë të prita
Për ty lashë qytetin, mbushur me drita!
Krijuesit
Ga Ga Këngë për fëmijë është e licensuar nga LooLoo Kids.
Teksti: Liridona Syla
Inçizimi, miksimi dhe masterizimi: Dream House Studio
Këndon: Margarita Daci Boshnjaku
Producent: Arianit Fazliu
LooLoo Kids in Albanian is powered by: Alternative Education L.L.C