Të vendosura dhe të patrembura, milingonat e fillojnë marshin e tyre për të arritur te molla e kuqe e Benit! Nuk i ndalon as shiu e asnjë pengesë që marshin e tyre ta vazhdojnë derisa ta gjejnë mollën e kuqe! Marshi i milingonave – Këngët më të mira për fëmijë nga Ga Ga Këngë për fëmijë!
Teksti i këngës “Marshi i milingonave”
Milingonat një nga një hurrah, hurrah!
Milingonat dy nga dy hurrah, hurrah!
Milingonat tri nga tri
E vogla ndalet nëpër shi
E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum
Milingonat katër, katër hurrah, hurrah!
Milingonat pesë nga pesë hurrah, hurrah!
Milingonat gjashtë nga gjashtë
E vogla ndalet si me kast
E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum
Milingonat shtatë nga shtatë hurrah, hurrah!
Milingonat tetë nga tetë hurrah, hurrah!
Milingonat nëntë nga nëntë
E vogla rrëzohet anë e kënd
E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum
Milingonat dhjetë nga dhjetë hurrah, hurrah!
Milingonat dhjetë nga dhjetë hurrah, hurrah!
Milingonat dhjetë nga dhjetë
E vogla bën si do vetë
E të gjitha ikin shpejt,
Thellë në vrimë,
Ku s’ka shi
T’i arrijë
Bum-Bum-Bum
Krijuesit
Ga Ga Këngë për fëmijë është e licensuar nga LooLoo Kids.
Teksti: Liridona Syla
Inçizimi, miksimi dhe masterizimi: Dream House Studio
Këndon: Margarita Daci Boshnjaku
Producent: Arianit Fazliu
LooLoo Kids in Albanian is powered by: Alternative Education L.L.C