Tri kotelet e vogla nuk ndalen së bëri sherre! Herë i humbin dorëzat, herë i zhytin rrobat! Mirëpo, ato e kuptojnë gabimin e tyre dhe mundohen që tani e tutje të tregohen sa më të kujdesshme! Tri kotele – Këngët më të mira për fëmijë nga Ga Ga Këngë për fëmijë!

Teksti i këngës “Tri kotele”

Tri kotele
bënë shumë sherre
Dhe mamit i thanë:
O ma, o ma, shiko çfarë bëmë
Dorëzat na kanë rënë!

Çfarë?
Në ditë të ftohta,
Putrat e ngrohta
kush do t’jua mbajë?

Mjau-mjau-mjau-mjau
Kush do të na mbajë?

Tri kotele
Duke bërë sherre
Dorëzat në tokë panë

O ma, o ma, shiko çfarë gjetëm
Dorëzat tona prapë

Çfarë?
Kur jeni të mira
Ju jap ëmbëlsira
Dhe nuk ju qortoj

Mjau-mjau-mjau-mjau
Ti nuk na qorton!

Tri kotele
Me dorëza në duar
Tortën e përlanë

O ma, o ma, kemi frikë
Se dorëzat i bëmë pis

Çfarë?
Sërish gabuat
Dhe s’dëgjuat
M’duhet t’ju qortoj

Mjau-mjau-mjau-mjau
Duhet t’na qortosh!

Tri kotele
Nuk bënë më sherre
Por dorëzat i lanë

O ma, o ma, shiko këtu pranë
Dorëzat ne i lamë!

Çfarë?
Tani më dëgjuat
Dhe nuk gabuat
Më gëzuat shumë!

Mjau-mjau-mjau-mjau
U gëzuam shumë!

Krijuesit

Ga Ga Këngë për fëmijë është e licensuar nga LooLoo Kids.

Teksti: Liridona Syla
Inçizimi, miksimi dhe masterizimi: Dream House Studio
Këndon: Margarita Daci Boshnjaku
Producent: Arianit Fazliu
LooLoo Kids in Albanian is powered by: Alternative Education L.L.C

Të gjitha tekstet e këngëve · Këngët me video · Për prindër

Tekste të tjera këngësh

Teksti i plotë i çdo kënge, për ta kënduar bashkë me fëmijën.