Kush Jemi Ne?
Njihuni me ekipin që po punon për të bërë mësimin e shqipes argëtues për fëmijët
Misioni Ynë
Të bëjmë mësimin e gjuhës shqipe të arritshëm dhe argëtues për çdo fëmijë, pavarësisht se ku ndodhen në botë.
Vizioni Ynë
Një botë ku çdo fëmijë shqiptar mund të mësojë dhe të ruajë gjuhën e tij amtare me krenari.
Vlerat Tona
Dashuria për gjuhën, përkushtimi ndaj cilësisë, dhe pasioni për edukimin e fëmijëve.
Bashkohuni me botën e këngëve për fëmijë.
Ga Ga këngë për fëmijë është rezultat i një përkushtimi të madh për t’u sjellur fëmijëve shqipfolës një botë krejtësisht edukative, ku ata mund të qeshin, të këndojnë, të luajnë e të mësojnë.
Ky projekt përmban këngët më të përshtatshme për fëmijë, të përkthyera, të përshtatura e të rikrijuara nga këngët më të suksesshme në gjuhën angleze - LooLoo Kids. Përmes këtyre këngëve, fëmijët mësojnë të numrojnë, të njohin ngjyrat, të shqiptojnë tingujt. Të gjitha vijnë në formë të rimuar, në gjuhën e ëmbël shqipe!
Ne jemi përkujdesur që videot e animuara të kombinohen në mënyrë të përsosur me këngë, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive të fëmijëve për të dallar figura, derisa shijojnë këngët e përzgjedhura me shumë kujdes në listën tonë.
Kënaquni me kanalin më të përzgjedhur për më të vegjlit tanë!
Ga Ga TV është e licensuar nga LooLoo Kids.!
Krenarë që jemi Shqiptarë.
Ekipi Ynë
Arianit Fazliu
Producent
Liridona Syla
Tekst shkruese
Dream House Studio
Post Production
YouTube
Shoku i ngushtë
Na Kontaktoni
Keni pyetje ose sugjerime? Na shkruani dhe do t'ju përgjigjemi sa më shpejt!