Saja ime

Sa më bën të lumtur 
Saja ime e bukur 
Me të fluturoj 
Edhe qiellin e takoj! 
Por me sajën s’ka mahi 

Ajo ecën me furi 
Me dy duart unë mbahem 
Nga ajo nuk ndahem. 
Sikur një shigjetë 
Ngjitem unë përpjetë 
Fëmijët më lakmojnë 

Sajën time e kërkojnë. 
Por me sajën s’ka mahi 
Ajo ecën me furi 
Me dy duart unë mbahem 
Nga ajo nuk ndahem. 
Timonin fort e mbaj 

Fluturoj me sajë 
Sikur mbi një dre 
Ngjitem përmbi re! 
Por me sajën s’ka mahi 

Ajo ecën me furi 
Me dy duart unë mbahem 
Nga ajo nuk ndahem.